zoom

Aktualitet

Operacion në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK (EMRAT)

Operacion në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK  (EMRAT)

Pesë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Dubai në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimit të Interpol Tirana, operacioni i koduar “The Wanted” çoi në lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar, të cilët prej kohësh fshiheshin në Dubai për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare.

Autoritetet bëjnë me dije se arrestimi i tyre është kryer me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ndërsa procedurat ligjore për kthimin e tyre kanë nisur tashmë.

Sipas Policisë së Shtetit, katër prej të arrestuarve dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me trafikun e narkotikëve, ndërsa një tjetër akuzohet për mashtrim kompjuterik.

Shtetasit e arrestuar janë Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku./ Zoom.al

Postime të lidhura