E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

“One Man Show” në siklet/ Rama “zapton” ekranet, por nuk pranon asgjë për skandalin McGonigal

02/02/2023
in Politikë, Slider
0
“One Man Show” në siklet/ Rama “zapton” ekranet, por nuk pranon asgjë për skandalin McGonigal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat për skandalin “McGonigal”.

Ai ka vendosur që, pas refuzimit për t’u përballur me opozitën në interpelancën e thirrur në Kuvend, të shfaqet nëpërmjet lidhjes në Skype në disa studio televizive njëra pas tjetrës, si një “One Man Show” në shumë siklet.

Duke parë “pushtimin” e ekrane e, mosshfaqja në parlament ngjan e qëllimshme, për ta vendosur të gjithë protagonizmin në orarin prime të mediave në vend, e cila mbledh gjithë publikun përballë ekraneve, por shmang përballjen dhe i jep mundësi kryeministrit të mbajë fjalime, veçanërisht kur bëhet fjalë për media miqësore me të.

Ai e ka nisur me shfaqjen në Top Channel ku pati përballë Grida Dumën, por u bëri bisht pyetjeve për McGonigal.

Pasi është larguar nga TCH, kryeministri është shfaqur në ekranin e EuroNews Albania, përballë Erla Mëhillit, ku ka ka pohuar se ka qenë vetë ish-agjenti i FBI-së që i ka kërkuar ta takojë. Mcgonigal, sipas kreut të qeverisë, ka ardhur bashkë me Agron Nezën, të cilin e ka prezantuar si bashkëpunëtor dhe mik të ngushtë.

Megjithatë Rama nuk ka shpjeguar sesi mundet një kryeministër të takojë një agjent të rangut të lartë në një organizatë të fuqishme si FBI dhe të mos e protokollojë takimin me të dhe as të mos informohet lidhur me figurën që qëndron përballë tij, ndërsa diskuton hapur me të për influencat ruse apo situatën në rajon.

Duke u përplasur disa herë me demokratin Agron Shehaj dhe analistin Andi Bushati, për të cilët nuk i ka kursyer ofendimet, në vetëm pak minuta Rama ka kërcënuar disa herë se do të largohet nga lidhja dhe ka mohuar të zezën shkruar në të bardhë, që moderatorja e lexonte drejtpërdrejt nga aktakuza.

Pavarësisht kërcënimeve, ishte Andi Bushati ai që u largua, duke e quajtur kryeministrin Rama “hajdutin më të madh të Shqipërisë”.

Duke mos pranuar asnjë nga pretendimet e ngritura dhe pa dhënë asgjë përveҁ lojërave të fjalëve, kryeministri është larguar drejt një ekrani tjetër, atij të MCN ku është vendosur përballë Ylli Rakipit dhe disa panelistëve. Fushatën e ofendimeve Rama nuk e ka ndalur, teksa ka etiketuar si xhuxhmaxhuxh njërin nga gazetarët në panel.

Njësoj si edhe në studio e tjera, ai sërish ka kërcënuar se do të largohet ndërsa ka mohuar që aktakuza të ketë lidhje me të, edhe pse në fakt, drejtësia amerikane e ka përfshirë në hetim emrin e kryeministrit.

Kryeministri e ka pranuar se ka pasur disa herë takime me McGonigal, por siҁ theksoi mbrëmjen e sotme “Nuk i jep askujt shpjegime për takimet e tij”, duke harruar se nuk është një adoleshent përballë prindërve strikt, por një kryeministër përballë popullit të këtij vendi. /zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Bushatiçështja McgonigalEdi RamaFBIMcgonigalmehillione man showpublikRamatelevizion

Related Posts

  • "New York Times": McGonigal punoi për llogari të Edi Ramës (shkrimi i plotë)
ShareTweetSend

Të lidhura

“Pasaniku” Alabbar i Ramës s’është pjesë e listës së miliarderëve arabë dhe s’ka qenë që nga 2017-a
In Zoom

“Pasaniku” Alabbar i Ramës s’është pjesë e listës së miliarderëve arabë dhe s’ka qenë që nga 2017-a

19/03/2023
Protestat në Bërxullë, banori kërcënon për vetëflijim. Një tjetër dhunohet nga polici
Aktualitet

Protestat në Bërxullë, banori kërcënon për vetëflijim. Një tjetër dhunohet nga polici

19/03/2023
Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje
Politikë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

19/03/2023
Berisha: 80% e buxhetit vidhet nëpërmjet punëve publike
Politikë

Berisha: 80% e buxhetit vidhet nëpërmjet punëve publike

18/03/2023
“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë
Aktualitet

“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë

18/03/2023
“Alla dhe Bushi ndoqën shembullin e Ramës”, Berisha: Kemi të bëjmë me kundërshtarë të inkriminuar
Politikë

“Alla dhe Bushi ndoqën shembullin e Ramës”, Berisha: Kemi të bëjmë me kundërshtarë të inkriminuar

18/03/2023
Lajm i rradhës
Përplasja “live”! Berisha: Po je burrë, hajde 5 minuta…! Rama: S’meritoni përgjigje

Përplasja “live”! Berisha: Po je burrë, hajde 5 minuta…! Rama: S’meritoni përgjigje






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
Politikë

Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta

20/03/2023
In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
Ekonomi

Qeveria do të shesë me ankand ndërtesat që do të konfiskojë. Paratë shkojnë në “fond të veçantë”

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In