zoom

Aktualitet

“One Albania”, nën akuzë për korrupsion me vëllezërit Veliaj. Bashkia i jep tenderin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë një tender kompanisë “One Albania”, e cila menaxhohet nga kompania “Gogel” e vëllait të tij, Arbër Veliaj.

“One Albania”, më 20 shtator 2024 ka fituar një tender nga Bashkia e Tiranës me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”.

Fondi limit i tenderit ishte 74 398 398 lekë, ndërsa “One Albania” e fitoi me vlerën 68 774 075 lekë.

“Open Data” e ka vlerësuar këtë tender me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit, për përjashtim të kompanive të tjera konkurruese. Pavarësisht se në tender morën pjesë edhe 5 kompani të tjera, fituese ishte “One Albania”, e cila menaxhohet nga vëllai i kryebashkiakut.

CNA.al shkruan se kjo është një skemë e pastër korrupsioni ku Veliaj i jep kompanisë “One” tenderin, kompania “One” i jep reklama Arbër Veliajt. “Pra, Arbër Veliaj paguan mediat, paratë i merr nga Bashkia e Tiranës për kompanitë që ai menaxhon dhe mediat kyçin gojën”, shkruan CNA./Zoom.al