Aplikacion
Neda Balluku ka reaguar pas akuzave të hedhura nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku për dhunë psikologjike.
Pak ditë më parë, Ogreni ka kërkuar në gjykatë urdhër mbrojtjeje, duke deklaruar se ajo vazhdimisht e ofendon dhe kërcënon, ndërsa ka shtuar se në datën 20 janar janë përplasur verbalisht në ambientet e shkollës “Viktor Hygo”, në prani të dy fëmijëve.
Por Neda Balluku ka pretenduar se takimi në shkollë atë ditë nuk ka ndodhur, duke mohuar edhe se e ka dhunuar.
“Kam për të deklaruar se për datën 20.01.2026 unë me shtetasin Ogren jam takuar vetëm në sallën e gjyqit… Nuk e kam kërcënuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht këtë shtetas… Kam shkuar në shkollë për të takuar fëmijët sipas vendimit të gjykatës, por nuk jam lejuar… Ai ofendon, shan dhe denigron mua në sy të fëmijëve… Kam bërë disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”, ka deklaruar Neda Balluku./ Zoom.al