Aplikacion
Sipas New York Times, Irani thuhet se ka koordinuar sulmin ndaj bazës amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizoheshin viktimat. Lajmi citohet nga tre zyrtarë iranianë.
Sipas burimeve, Irani kishte për qëllim të ndërmerrte një kundërsulm simbolik ndaj SHBA-ve, por pa shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Kjo strategji ngjan me atë të vitit 2020, kur Irani kishte paralajmëruar Irakun përpara se të lëshonte raketa balistike mbi një bazë amerikane në territorin irakian, si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.



