Aplikacion
Lindja e Mesme ka shtuar masat e sigurisë dhe ka rritur nivelin e alarmit pas sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj bazave amerikane në Katar dhe Irak.
Pas Katarit edhe Kuvaiti ka njoftuar mbylljen e hapsirës ajrore dhe ndalimin e përkohshëm të fluturimeve.
Autoritetet e Bahrejnit kanë njoftuar gjitashtu mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore, për shkak të shqetësimeve në rritje për një përgjigje të mundshme ushtarake nga Irani.
Siria e cila ka disa baza amerikane është vënë në gatishmëri të lartë në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.
Ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë në Katar kishin lëshuar më herët deklarata ku u rekomandohej qytetarëve të tyre të qëndronin të strehuar derisa të kishin njoftime të mëtejshme.
Irani kishte paralajmëruar se do të hakmerrej ndaj bazave amerikane dhe personelit ushtarak në Lindjen e Mesme, pas sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve të saj bërthamore të dielën.