zoom

Aktualitet

Nuredin Dumani nxjerr zbuluar shefin e krimeve që e informonte: Kërkonte 10 mijë euro në muaj

Nuredin Dumani nxjerr zbuluar shefin e krimeve që e informonte: Kërkonte 10 mijë euro në muaj

Nuredin Dumani kishte informator një shef krimesh në Elbasan.

Diçka të tillë e pranoi vetë ai në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, ku nënvzoi se shefi i krimeve (pa përmendur emër) ishte vënë në shërbim të tij në vitin 2019, duke e furnizuar me informacione.

Në këmbim, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj.

“Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henrik Hoxha e kishtë shok, më jepte informacione për Talo Çelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj”, tha Nuredin Dumani./ Zoom.al

Postime të lidhura