Aplikacion
Megjithëse çmimi real mbetet i paqartë mediat kanë zbuluar se fustani i nusërisë së këngëtares nuk ka kushtuar më shumë se 350 euro.
Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” vendosi të blejë fustanin e saj nga Vintage Market nga Trashy Diva në New Orleans në maj.
Dyqani mbart stile nga vitet 1920 deri në Y2K. Lana Del Rey i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Jeremy Dufrene, vetëm një muaj pasi u zbulua romanca e tyre. Çifti shkëmbyen betimet pranë ujit në Des Allemandes, Luiziana, në një ceremoni të thjeshtë të enjten, 26 Shtator.
Në imazhet e publikuara, 39 vjeçarja shihet duke ecur drejt altarit shoqëruar nga babai i saj Robert Grant, ndërsa mban një buqetë me lule në dorë.
Skandal/ Tifozët serbë kore raciste ndaj shqiptarëve dhe thirrje “Kosova është Serbi”