zoom

Aktualitet

“Nuk besoj se ka vrarë veten”! Shoku i Aldi Ramës: Ka pasur plumba automatiku jo pistolete

Shoku i Aldi Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Hoxha thotë se nuk beson se shoku i tij ka vrarë veten, por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte, i riu ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.

“Unë kam qenë te shtëpia kur më ka dalë gjumi, pashë në telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. Jetonte me familjen. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ikur truri kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar. Kur më mori vëllai sot në telefon thashë çfarë ka ndodhur e ka vrarë Aldi Rama. Nuk u bë i gjallë, desha ta kontaktoj, por kur e pashë në lajme…”, tha ai.

Si ndodhi ngjarja:

Nënkomisari në Komisariatin e Policisë Lezhë, Saimir Hoxha u ekzektua ditën e djeshme me plumb në zemër. Oficeri bashke me shefin e krimeve Leonard Palushi dhe specialistin e zones Petrit Doda, u nisën për në drejtim të kënetës Kune Vain pasi drejtoria e policisë së shtetit i kishte njoftuar për një parcelë me kanabis. Ata zbuluan parcelën me 110 rrënjë hashash duke e asgjësuar me djegie. 9 bimë i vendosën ne bagazhin e makinës për ti çuar për ekspertizë dhe u nisën në rrugën e kthimit. Në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë efektivë u ndeshën me mjetin “Volksvagen”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj.

Një manovër e kryer nga drejtuesi i mjetit, Armando Marku me profesion mësues, bëri që policët të ndalonin të rinjtë dhe të kërkonin kontrollin e tyre. Marku u bind, zbriti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm, të njëjtën gjë bëri edhe shoku tjetër, pasagjer në vendin e parë, Kristjan Shehri, kurse Aldi Rama, pasagjer në sediljen e pasme, kundërshtoi.

“Nuk jam për kontroll”, ka thënë Rama, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Saimir Hoxhës. Më pas, ai ka arritur të marrë kontrollin e mjetit dhe ka nisur të largohet, duke marrë përpara dhe duke hedhur në kanal dy policët e tjerë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë dëshmia e Palushit. Ky i fundit bashkë me efektivin e tretë ka qëlluar nëntë herë në drejtim të mjetit, por asnjë prej plumbave nuk ekanë kapur autorin e krimit të rëndë. Palushi dhe kolegu u kthyen pranë Hoxhës, të cilin e dërguan në spitalin e Lezhës, por 44-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.