zoom

Të gjitha

Nominime me plan! Një zarf i zi mbërrin në shtëpinë e “Big Brother”

Një zaft i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother”.
Nëpërmjet gjesteve është evidentuar se disa prej banorëve kanë dërguar kode dhe në këtë mënyrë kanë planifikuar nominimet.

Masa ndëshkimore do të njoftohet gjatë spektaklit të sotëm. E vetmja gjë që është bërë e ditur është se kjo masë nuk do të ketë më lidhje me të qëndruarit në dhomën e dënimit.
Pas këtij njoftimi, banorët janë shqetësuar dhe kanë nisur diskutimet më njëri-tjetrin.

Kujtojmë se dhe më herët në shtëpi mbërriti një zarf i zi pasi banorë të këtij reality show kishin thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun.
Personazhet VIP kanë fikur herë pas here mikrofonin apo i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit për të mos i dëgjuar askush.
Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të Big Brother, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë.”- është shkruar në zarf.