zoom

Të gjitha

Sara dhe Graniti ngacmohen me njëri-tjetrin, Fifi bëhet xheloze: Shokë jemi, po nëse ke diçka….

Edhe pse Graniti i ka thënë se e sheh vetëm si shoqe, Fifi vijon që të tregojë xhelozi ndaj tij. Madje teksa Cana bënte provën e javës me banorën e re në “Big Brother VIP”, Fifi shprehu shenja xhelozie për shkak të ngacmimeve të tyre.

Pas provës, këngëtarja e dashur për publikun i bëri të qartë ish-futbollistit se ata vërtet e lanë të jetë shokë, por ai nuk mund të ketë diçka me dikë tjetër.

“Shokë jemi por nëse ke diçka e ke vetëm me mua”, i tha Fifi Granitit.

Më pas biseda kaloi Monika, së cilës, Fifi i rrëfeu se Graniti ka bërë me Sarën stilin e tyre të përshëndetjes. Teksa i tregonte aktores, Fifi e quan Sarën “pilifincë” duke shkaktuar të qeshura.