zoom

Lajme

Noka për reagimin e ndërkombëtarëve: Të mirëkuptojnë revoltën e qytetarëve të vjedhur. S’do ndalemi

Noka për reagimin e ndërkombëtarëve: Të mirëkuptojnë revoltën e qytetarëve të vjedhur. S’do ndalemi

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, reagoi pas protestës së mbajtur sot para Bashkisë Tiranë, në lidhje me skandalin korruptiv të dosjes “5D”, ku përfshihen 8 drejtorë të kryebashkiakut Erjon Veliaj, teksa komentoi edhe reagimet e selive diplomatike në kryeqytetin shqiptar.

Ai tha se Prokuroria e Përgjithshme quan organizatë kriminale tre të arrestuar për hashash, por jo drejtorët e bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me reagimin e SHBA dhe BE në lidhje me tensionet edhe molotovin e hedhur në portën hyrëse të godinës së bashkisë, Noka u shpreh se edhe ndërkombëtarët duhet të mirëkuptojnë irritimin kur qytetarët e Tiranës janë qytetarët më të vjedhur nga një skemë shtetërore.

“Mirëkuptojmë shqetësimin e aleatëve, por kërkojmë të mirëkuptohet revolta e irritimi qytetar sepse qytetarët e Tiranës janë të vjedhur nga një skemë shtetërore në krye të të cilit ndodhet kryetari i bashkisë. Pas inceneratorit kjo është vjedhja e dytë e shekullit. Skemë tipike e mafias.

Organizata kriminale 5D më e famshmja ndaj irritimi i qytetarëve është legjitim. Veliaj duhet të largohet, nuk mund të rrijë më asnjë ditë në krye të asaj bashkie. Nuk është votuar nga qytetarët për të vjedhur por për të qeverisur”, tha ai për “News24”.

Teksa komentoi edhe hetimet mbi çështjen dhe trajtimin penal të saj me dy standarde.

“SPAK mban të burgosur tre vetë që kanë pirë hashash dhe i ka në akuzë si organizatë kriminale, ndërsa këta drejtësia me regji nuk i quan organizatë kriminale. Lind nevoja drejtësinë ta bëjmë vetë ne, qytetarët. A mund të mendohet në një vend të Europës që një organizatë e tillë të mos akuzohet si e tillë nga drejtësia?

Policia lëshohet pas protestuesve si banditë. Qytetarëve u ngelet të marrin në dorë fatet e veta. Nuk do të ndalemi në këtë rrugëtim, protestat do të jetë të vazhdueshme derisa e drejta të shkojë në vend”, tha ai. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura