zoom

Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Greqi: Nuk mund të udhëtoni…

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi janë kufizuar për të lëvizur jashtë shtetit grek.

Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët në Facebook, duke iu referuar një vendimi të marrë nga pala greke.

Sipas rregullores së re, nëse emigrantët shqiptarë po presin lejen e qëndrimit, nuk do të mund të udhëtojnë më as drejt Shqipërisë, që prej datës 30 mars.

Edhe ata që janë jashtë Greqisë sot dhe nuk e kanë ende lejen e qëndrimit, duhet të jenë kthyer në shtetin grek brenda datës 30 mars.

Nëse tejkalohet kjo datë, ata nuk do të lejohen të futen në Greqi.

Njoftimi i plotë i Komunitetit shqiptar në Greqi:

Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi.

Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024. Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja.

E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.

Kështu thotë regullorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes.