zoom

Slider

Një tjetër përplasje në “DWTS”: Olta dhe Ronaldo s’kanë në plan t’i japin fund debateve mes tyre…

Olta dhe Ronaldo vijojnë përplasjet në skenën e “DWTS”. Këtë herë, Ronaldo dhe partnerja e tij në kërcim, Frenki, performuan një vals, të cilin Olta e cilësoi si “valsi më i shëmtuar”. Olta bëri një koment, duke thënë se problemi i Ronaldos qëndron te zbritja e shkallëve, duke shtuar se duhet të mësojë nga Sardi. Moderatori ia ktheu se është java e disatë e Oltës në juri dhe se duhet të ketë mësuar diçka tjetër përpos “shkallëve”.

“Nuk vlerësohen vetëm shkallët në një performancë”, tha ai dhe Olta ia ktheu: “Nuk kam filluar akoma me ty”. Në shkëmbimin e parë të kunjave ndërhyri edhe Valbona, e cila sugjeroi që “çfarë është personale, të mbahet jashtë garës” dhe që të flasin për kërcimin. Olta dha opinionin e saj, duke thënë se ky është “valsi më i shëmtuar që ka parë ndonjëherë, deri më tani”. Ronaldo tha se “nuk bie pre e provokimeve” të Oltës, duke rikujtuar se janë në televizion. “Po them vetëm një shprehje Olta, pasi nuk kam ndërmend të debatoj më me ty, por të lutem dëgjoje dhe mbaje mend mirë: “Për të njohur një njeri jepi pushtet dhe aty del fytyra e tij e vërtetë”.

Më tej vijoi: “Ajo karrige nuk të bën ty të flasësh si të duash dhe çfarë të duash. Ironitë lëri se nuk të shkojnë fare”.

Olta, ndërkohë, bëri sikur po i mbante shënim fjalët e Ronaldos, duke thënë se “perlat që nxjerr ai nga goja do t’i mbajë shënim dhe t’i mësojë menjëherë”.

Ronaldo iu rikthye performancës dhe tha: “Të thuash që ajo padieshkë është e lehtë, kur unë jam 120 kg…” dhe Olta ia ktheu: “Bravo atyre çunave dhe krahëve të fortë që të mbajtën ty”. Gjithsesi, konkurrenti tha se është shumë i lumtur me performancën e tij.

Kjo s’është hera e parë që Olta dhe Ronaldo përplasen në këtë program.

Ata e nisën dramën pas komentit të Oltës për një ndër performancat e Ronaldos.  “Unë të pashë qëparë, një orë para, e hëngre sanduiçin”, duke treguar edhe përmasat e sanduiçit, “Ja, kaq sanduiçi”. Ajo u shpreh se konkurrenti nuk e mban dot balerinën. Anëtarja e jurisë i sugjeroi Frenkit, balerinës, të mendohet 2 herë para se t’i besojë Ronaldos, duke nënkuptuar se ai mund ta rrëzojë në skenë.

“Shiko, vajzë e dashur, ti ha bukë me ato këmbë. Pyete veten mirë para se të bësh një padieshkë me Ronaldon, se do të të lëshojë këtu dhe s’të ndihmojë dot pastaj”, tha ajo.

Ronaldo reagoi në rrjetet sociale, duke postuar një video nga “BBVA 2”, me mbishkrimin: “Olta, kjo grua bullizuese, e cila ka fobi nga njerëzit që e duan, e dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca kg të tepërta!”. Postimi, më pas, u fshi.