zoom

Lajme

Një nga më të paguarit e Kombëtares, rroga e majme që do marrë Rey Manaj në klubin saudit

Një nga më të paguarit e Kombëtares, rroga e majme që do marrë Rey Manaj në klubin saudit

Klubi Sharjah ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin shqiptar Rei Manaj me një kontratë dy-sezonale.

Sulmuesi vjen nga skuadra turke Sivasspor si pjesë e përgatitjeve të klubit për sezonin 2025–2026 të ADNOC Pro League.

Klubi e konfirmoi lajmin nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në “X”, duke deklaruar: “Zyrtarisht, Rey Manaj… sulmuesi shqiptar i është bashkuar ekipit me një kontratë dyvjeçare, duke ardhur nga klubi turk Sivasspor për të vazhduar karrierën e tij si golashënues me Sharjah.”

Manaj konsiderohet si një nga sulmuesit më të shquar të Shqipërisë, me një karrierë në liga të ndryshme evropiane.

Nga kjo lëvizje Sivaspor do fitojë 2 milionë euro. Ndërsa Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares. /Zoom.al

Postime të lidhura