zoom

Lajme

Rey Manaj largohet nga Turqia, ja ku do të luajë në vazhdim

Rey Manaj largohet nga Turqia, ja ku do të luajë në vazhdim

Rey Manaj nuk është më lojtari i Sivasspor. Njoftimi ka ardhur nga klubi i ri i sulmuesit shqiptar, Sharjah FC.

Për këtë kalim ishte folur shumë ditët e fundit, ndërsa vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.

Sulmuesi i Kombëtares ka firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërsa ende nuk janë zbardhur detajet financiare të këtij transferimi apo rroga e futbollistit

Rënia nga Superliga turke bëri që bomberi 28-vjeçari të shikonte për të tjera skuadra në merkato. Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon.

“ZYRTARE, Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i bashkohet Sharjah FC me një kontratë dyvjeçare. Vjen nga Sivasspor i Turqisë… për të vazhduar karrierën e tij si golashënues me Sharjah. Tifozët e Sharjah… Mirëpritni yllin e ri me ne”, shkruhet në postimin e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.