Aplikacion
Një epokë e re duket se sapo ka nisur të lulëzojë për revistën prestigjioze amerikane “Vogue”.
Anna Wintour thuhet se ka emëruar si pasardhësen e saj vajzën e çiftit të njohur. Chloe Malle ishte kandidatja kryesore për të marrë në dorë drejtimin e “Vogue”, e me sa duket për të nuk ka pasur konkurrencë.
Page Six njoftoi se emërimi i saj, vjen në një kohë ndryshimesh për revistën ikonë të modës. Malle e njohur për përvojën e saj në gazetari dhe botime pritet që të sjellë një qasje të re dhe mjaft dinamike në drejtimin editorial të revistës.
Kryeredaktorja legjendare e “Vogue”, Anna Wintour, vendosi që të tërhiqej nga drejtimi i revistës pas 37 vitesh. Wintour, 75 vjeçe, e njoftoi vendimin gjatë një mbledhjeje me stafin në mëngjesin e së mërkurës, më 25 qershor.
Redaktorja legjendare e nisi karrierën në Vogue në vitin 1988. Që në fillim, Wintour nisi të rimodelojë revistën dhe në një nga lëvizjet e para la gjurmë në historinë e saj.