Aplikacion
Një çantë e dyshimtë është gjetur mbrëmjen e sotme, 2 mars, te rruga e Barrikadave në kryeqytet.
Siç raportohet, lidhur me këtë është sinjalizuar njësia anti-eksploziv.
Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policore.
Pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë dhe më shumë detaje.
Ndërkohë, sipas mediave pas kontrollit ka rezultuar se çanta kishte brenda vegla pune.
