zoom

Slider

Një brand shqiptar shfaqet në revistën prestigjioze Vogue!

Nuk keni pse shkoni në Francë për të gjetur një produkt cilësor për fytyrën apo flokun tuaj, dikush ka menduar gjatë për ju…

Është fjala për ADA HERBS!

Dy motrat, Ada dhe Mikena, para 9 vitesh, krijuan linjën e produkteve, të kujdesit të lëkurës dhe të flokëve, me bazë bimore. Produkti i parë dhe më i sukseshmi, ka qenë një kombinim vajor për flokët, i cili ishte si një pikënisje për zhvillimin e linjës, që sot nuk ka të ndalur.

 

View this post on Instagram

A post shared by ADA HERBS® (@adaherbs)

Franca, qyteti i bukurisë, është qendra e formulimit dhe prodhimit të produkteve të ADA HERBS, të cilat kanë si tipar kryesor lidhjen me natyrën.

Me burime cilësore, punë intensive, përbërës organikë, pa toksina, pa aromë artificiale, produktet e ADA HERBS kanë krijuar klientë besnikë këto 9 vite.

Por kemi një tjetër temë të rëndësishme…

Kombinimi vajor i ADA HERBS është përzgjedhur nga revista prestigjioze britanike Vogue, midis mijërave produkteve që ofron tregu botëror.

Për çfarë është përzgjedhur?!

BRITISH VOGUE zgjedh të sugjerojë dhe këshillojë lexuesit e saj, të përdorin KOMBINIMIN VAJOR me një formulë të re dhe të perfeksionuar.

“ADA HERBS është një kompani për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve me formulime të patentuara, të krijuara nga dy motra nga Shqipëria dhe të prodhuara në Francë. Në foto është Kombinimi Vajor i cili është i çertifikuar, me 100% përbërës organikë dhe i testuar dermatologjikisht. Ndihmoni flokët të ndihen më të shëndetshëm” – shkruhet në artikullin e Vogue.

VOGUE – Përgatiti: Alesia Doçi