zoom

Lajme

Nis gjyqi në themel, Meta hyn në sallë dhe bën shqiponjën me duar: Shqipëria, e shqiptarëve 

Nis gjyqi në themel, Meta hyn në sallë dhe bën shqiponjën me duar: Shqipëria, e shqiptarëve 

Këtë të hënë, 27 prill 2026, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, si dhe tre të pandehurve të tjerë për të njëjtën dosje hetimore.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Meta është i pranishëm në sallën e gjyqit, brenda kafazit të xhamit. Mësohet se gjatë hyrjes në sallë ai ka përshëndetur publikun, fillimisht me dy gishtat lart dhe më pas ka bërë shqiponjën me duar, duke thënë “Shqipëria, e shqiptarëve!”

Meta, i cili akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, me qëllim garantimin e transparencës së plotë.

Për këtë, ai i është drejtuar më herët gjykatës me një letër të posaçme, ku thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim për çdo institucion dhe funksionar publik.

Përfaqësues të Partisë së Lirisë në Gjykatën e Posaçme për të ndjekur nga afër seancën. E pranishme gjithashtu është edhe Monika Kryemadhi, e cila nuk ka përshëndetur Metën në kafaz, që nderkohë po nënshkruante dekladaten për lejimin e kamerave.

Postime të lidhura