zoom

Slider

Ngriti aludime mbi arsyen e daljes së Bardhit nga BBV/Sara: Vetëm ai dhe familja e tij më intereson

Modelja Sara Gjordeni, e cila ngriti aludime se arsyeja pse Bardhi u nxorr nga shtëpia e BBV, ishte e stisur. Këngëtari mori vendimin për të lënë shtëpinë pasi i vëllai i komunikoi se nëna e tij ishte e sëmurë, por Sara pretendoi se mund të mos ishte kjo arsyeja.

Ndërkohë e ftuar në “Fun Club”, u shpreh se nëna e këngëtarit është shumë mirë dhe i intereson vetëm Bardhi e familja e tij.

Sara u shpreh se stafi i menaxhimit të këngëtarit duhet ta kishin menaxhuar ndryshe situatën, duke shtuar se me Jetmirin ka marrëdhënie neutrale.

“Kemi qenë më në fund duke biseduar me Bardhin pa kamera dhe mikrofona. Kemi biseduar me telefon deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë nga gjendja shëndetësore. Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova dhe u shpreha në mënyrë të gabuar. Unë isha në dijeni më parë që Bardhi do ta linte shtëpinë e Big Brother VIP.

Mendoj se nga stafi i tij i menaxhimit mund të kishte një menaxhim më të mirë të situatës. Përveç Bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson më asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin kam marrëdhënie neutrale dhe ditëve të fundit kemi folur vetëm për punë. Ai ka qenë një ndër njerëzit e parë që kam kontaktuar”, tha Sara.