zoom

Lajme

Ngjarje tragjike/ 4 minorenë përplasin për vdekje një grua

Ngjarje tragjike/ 4 minorenë përplasin për vdekje një grua

Një grua 71-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në lagjen Gratosoglio të Milanos, ku u përplas nga një makinë me targa franceze, që më pas rezultoi e vjedhur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në rrugën Via Saponaro, kur e moshuara po kalonte rrugën dhe u godit nga mjeti. Në automjet ndodheshin katër persona, dyshohet minorenë, të cilët u larguan shpejt nga vendi i aksidentit. Mjeti u braktis pranë vendngjarjes.

Edhe pse ambulanca mbërriti në vendngjarje shpejt, gruaja humbi jetën pak më vonë për shkak të plagëve të rënda.

Hetimet paraprake tregojnë se drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës, duke kaluar mbi bordurën dhe duke përfunduar në korsinë ku po kalonte e moshuara.

Policia po vazhdon hetimet dhe po sheh pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe kapur autorët e aksidentit fatal./ Zoom.al

Postime të lidhura