Aplikacion
Në listën e miratuar nga Rama, natyrisht, nuk mungojnë as kësaj radhe “dhuratat” që kryeministri i Shqipërisë u bën miqve të tij ose njerëzve publikë, të cilët nuk i kursejnë elozhet për qeverisjen e tij.
Aktorja Rudina Dembacaj, pas lidhjes që krijoi me ish-deputetin aleat të Ramës, Mark Frrokun, është shndërruar në biznesmene duke përfituar një leje ndërtimi për park eolik në Pukë.
Në njoftimin e KKT-së thuhet se u miratua “Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike eolike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në zonën e Kçirës, Bashkia Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dembacaj 2020” sh.p.k”.
Shoqëria “Dembacaj 2020” është krijuar në qershor të vitit 2020 dhe është në pronësi 100 përqind të aktores Rudina Dembacaj. Objekti i kompanisë është “veprimtari në fushën e ndërtimit të përgjithshëm….etj.”
Një vit pas krijimit të saj, më konkretisht në Maj të vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku firmosi “miratimin paraprak” për projektin e Dembacajt për ndërtimin e një impianti gjenerues të energjisë elektrike eolike.
Tashmë, projekti i miratuar paraprakisht nga Balluku, mori edhe firmën e kryeministrit Edi Ramë, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit.
Të njëjtin rrugëtim ka kryer edhe shoqëria “A.M-L” shpk, në pronësi të bashkëshortit të Dembacajt, ish-deputetit Mark Frroku.
Këshilli i Rregullimit të Territorit, pra, Edi Rama, ka miratuar në të njëjtën ditë, “Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike eolike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në zonën e Kçirës, Bashkia Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.M-L Group” sh.p.k”.
Shoqëria përfituese e lejes është në pronësi të Mark Frrokut dhe me administratore Rudina Dembacaj.
Projekti i kompanisë së Frrokut është miratuar paraprakisht nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin impiant gjenerues, pasi aplikimi, miratimi paraprak dhe leja e ndërtimit për projektet e “Dembacaj 2020” dhe “A.M-L” shpk, janë kryer njëkohësisht.
Por, duke mbajtur në konsideratë se këto projekte janë pika më vete në vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit, atëherë mund të konsiderohet se janë dy objekte të ndryshme.
Dudaj, nga bota e librave tek kullat
Arlinda Dudaj është drejtuese e një prej shtëpive botuese më të rëndësishme në Shqipëri.
Ajo është gjithashtu edhe një mikeshë e kryeministrit Edi Rama. Të paktën, kështu e prezantoi vetë Rama, gjatë një bisede në “podcast-in” e tij, të zhvilluar në Korrik të këtij viti.
Dudaj rezulton, ndër të tjera, anëtarë e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë “Vistas Enterprises”, e cila është në pronësi të bashkëshortit të saj, biznesmenit Adriatik Dudaj.
Madje, ky i fundit ka qenë themeluesi i shtëpisë botuese “Dudaj” në vitin 1998 dhe që, në vitin 2016, ia dhuroi aksionet Arlindës.
Në mes të kësaj jave, Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi “Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a”.
Natyrisht, e meritonte një leje të mirë ndërtimi edhe familja e Arlinda Dudaj, për të cilën kryeministri Rama u shpreh vetëm pak muaj më parë në bisedën on-line mes tyre se është “Një shoqe të hershme me të cilën jeta na ka ndarë për një kohë të gjatë dhe që e ka bërë të ankohet shumë që nuk ka mundësi të takohemi, të flasim e të tjera, e të tjera, por e cila vjen vijimësisht tek unë përmes librave që boton dhe mendova se ishte një mundësi e mirë edhe për ta takuar pas kaq shumë kohësh edhe për të folur pikërisht për librin që është një nga të stërmunduarit e mëdhenj të kësaj epoke…”.
Pas bisedës për librat, KKT-ja miratoi edhe një leje ndërtimi për kullë 28 kate./boldnews
Këlliçi akuza për inceneratorin e Tiranës: Si u themelua biznesi mafioz i plehrave, roli i Veliajt