zoom

Aktualitet

Nga qelia, Veliaj me mendjen të gratë dhe vajzat: Nesër i keni biletat e autobusit falas

Nga qelia, Veliaj me mendjen të gratë dhe vajzat: Nesër i keni biletat e autobusit falas

Edhe pse pothuaje prej një muaji në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk ka harruar 8 Marsin, festën e gruas.

Në reagimin e rradhës nga qelia, ai thotë se i ka lënë porosi stafit të tij që nesër gratë dhe vajzat të mos paguajnë biletë nëse udhëtojnë me urban.

“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!- shkruan Veliaj.

Ky i fundit po qëndron në parabugrimin e Durrësit që prej datës 10 shkurt kur u vendos në pranga ndërsa përballet me akzuën për korrupsion pasiv, aktiv, fshehje të pasurisë si dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Postime të lidhura