zoom

Aktualitet

Erion Veliaj pas hekurave, Arbër Veliaj paguan 300 mijë euro studion ligjore amerikane për nxjerrjen e të vëllait nga qelia

Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, po lëviz të gjitha gurët për të nxjerrë nga burgu kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.

Sipas Ora News, ai ka pajtuar studiot më të forta ligjore përmes parave të fituara në “vjedhjen” ende të dyshuar të parave të qytetarëve të Tiranës.

Arbër Veliaj raportohet se i ka paguar 300 mijë dollarë një studioje ligjore amerikane që të mbrojë vëllain e tij të akuzuar për korrupsion e pastrim parash, në seancën që do të mbahet në Apelin e GJKKO-së të martën e ardhshme, por edhe pas saj nëse do të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.

Erion Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit dhe seanca e ardhshme ndaj tij do të zhvillohet në 11 mars në orën 10:00.

Vëllai i kryebashkiakut ka qenë gjithashtu nën hetim nga SPAK, por sipas dosjes paraprake ndaj tij nuk është caktuar asnjë masë sigurie.

Sipas dosjes së siguruar nga Zoom.al, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka në emër të tij 15 llogari bankare, gruaja e tij Ajola 16, ndërsa vëllai Arbër Veliaj, 31.

Kryebashkiaku ka vetëm 2 llogari të disponueshme pasi 14 të tjerat i kishte të bllokuara, sipas dosjes. Edhe Xoxa ka vetëm 2 llogari të hapura e të tjerat të bllokuara.

Nga hetimet SPAK gjeti se Ajola Xoxa kreu rreth 900 mijë euro shpenzime të pajustifikueshme, duke blerë bizhuteri dhe veshje luksi. Bashkë me kreun e bashkisë, Xoxa akuzohet për skemë korrupsioni dhe pastrim parash.

Postime të lidhura