zoom

Art & Kulturë

Rrëfehet Balina Bodinaku: Andi Bushati është romantik dhe i kujdesshëm. Para disa ditësh…

Rrëfehet Balina Bodinaku: Andi Bushati është romantik dhe i kujdesshëm. Para disa ditësh…

Gazetarja Balina Bodinaku ka ndarë detaje nga marrëdhënia me partnerin e saj, gazetarin dhe analistin Andi Bushati, duke vënë në dukje natyrën e tij diskrete dhe qëndrimet e forta parimore.

Ajo theksoi se Bushati preferon të mos flasë publikisht për jetën personale dhe se kjo është një zgjedhje që ajo përpiqet ta respektojë, edhe pse nuk e ka gjithmonë të lehtë.

“Unë e di që Andi do të mërzitet shumë, sepse ai nuk do që unë të flas në publik për të. Është zgjedhja e tij dhe unë bëj mirë që ta respektoj. Unë Andin e vlerësoj shumë, sepse nuk është një njeri sipërfaqësor. Është aq jo sipërfaqësor, saqë edhe kur të bën një kompliment apo kur do të thotë një fjalë të mirë, heziton, sepse nuk do që të duket i tillë. E vlerësoj edhe për faktin që, edhe pse për shumë gjëra nuk biem dakord dhe kemi debate, ai mbetet shumë parimor. E vlerësoj që nuk udhëhiqet nga asnjë interes tjetër në dhënien e opinionit të tij. Nëse thotë një opinion, e thotë sepse ashtu e mendon, edhe pse unë mund të jem kundër,”- tha ajo.

Më tej vijoi:

“Ne kemi vazhdimisht debate, edhe për qëndrimet e tij publike. Por atij i pëlqen të më ngacmojë pak, sepse unë jam një natyrë më impulsive.”

Në fund, ajo ndau edhe një moment personal që tregon anën e tij të kujdesshme dhe romantike, duke rrëfyer një situatë të thjeshtë nga përditshmëria.

“Para disa ditësh po binte shi. Isha futur në një dyqan dhe kur dola thashë: ‘Po bika shi, s’kam marrë çadër’. Po mendoja të vrapoja. Ndërkohë më bie telefoni. Ishte ai. Më pyeti: ‘Ku je?’. I thashë: ‘Jam në një dyqan’. Më tha: ‘Erdha’. Nuk ia kërkova. I kishte shkuar mendja vetë që mund të isha jashtë, mund të isha në shi”,- tregoi Bodinaku./ Zoom.al