zoom

Lajme

Nesër “Black Friday”/ Çfarë duhet të dini për ditën e uljeve drastike

Nesër “Black Friday”/ Çfarë duhet të dini për ditën e uljeve drastike

“Black Friday” është dita e uljeve më të mëdha të vitit, zakonisht të premten pas Ditës së Falënderimeve në Amerikë, nga aty ku edhe ka lindur si kulturë.

Në këtë ditë, dyqanet në të gjithë botën hapen në orët e para të mëngjesit dhe mbahen të hapura deri në orët e vona. “Black Friday” shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit dhe zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në vit.

Dyqanet në këtë ditë ofrojnë çmime promocionale, oferta speciale që i bëjnë shumë njerëz ta kalojnë gjithë ditën duke vrapuar nga një dyqan në tjetrin.  Kjo ditë ka marrë këtë emër për të simbolizuar njerëzit, rrëmujën që do të bëjnë ata dhe uljen drastike të çmimeve.

Në këtë ditë, njerëzit mbajnë radhë të gjata para dyqaneve dhe vitrinave për të blerë produktin e tyre të parapëlqyer. Ajo tashmë ka kaluar kufijtë e saj, pasi përpos Amerikës, po praktikohet në shumë shtete të tjera të botës. Zoom.al/