Aplikacion
Qeveria shqiptare ka 13 vite që endet me një projektligj për rezervat e sigurisë së naftës, pa arritur ta finalizojë.
Në vend që të japë zgjidhje për një çështje kaq të ndjeshme, por teknike dhe e qartë sipas standardeve ndërkombëtare, ajo ka mbetur në diskutime të pafundme.
Shkak duket se janë interesat e grosistëve të naftës, të cilëve qeveria mesa duket nuk arrin t’u diktoje rregullat e duhura siç bën me qytetarët e thjeshtë.
Ndërkohë, krizat gjeopolitike si kjo me Iranin tregojnë se sa i domosdoshëm është ky mekanizëm për mbrojtjen e ekonomisë dhe konsumatorit.
Çfarë qeverie është kjo që në më shumë se një dekadë nuk arrin të krijojë një autoritet publik funksional, por lë vendin të ekspozuar ndaj goditjeve të tregut global?
Ky është një shembull i qartë i paaftësisë për të marrë vendime strategjike, duke e lënë barrën e kostos tek qytetarët.
13 vjet kanë mjaftuar për ta mbushur Tiranën me kulla që s’i duhen askujt veç oligarkëve, por jo për të miratuar një ligj në letër që i shërben gjithë vendit. /Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës