Aplikacion
Nuk ka ende asnjë njoftim për arsyen, por bllokimi vjen pak orë pas rrjedhjes së informacioneve biometrike të shqiptarëve nga grupi i hakerave iraniane “Homeland Justice”. INSTAT ishte objektiv i sulmeve të iranianëve në fillim të vitit 2024 dhe dëmtoi databazën e institucionit. Homeland atëherë tha se ka dëmtuar dhe të dhënat e Censusit, por INSTAT e mohoi.
Ndërkohë, në fund të kësaj jave Shqipëria pret rezultatet paraprake të Censusit, që po ashtu kanë hapur debat. Shpeshherë opozita ka aluduar se INSTAT po i vonon këto të dhëna për t’i manipuluar ato, pasi shifrat reale janë tepër dramatike. Nuk mund të themi nëse INSTAT është bllokuar me qëllim, është sulmuar nga Irani apo është thjesht një ngërç teknik, por mund të themi se statistikat zyrtare të Shqipërisë nuk janë aty!/Zoom.al