zoom

Sport

Në Madrid hapet debati: Më i mirë Ançeloti apo Zidane?

Në Madrid hapet debati: Më i mirë Ançeloti apo Zidane?

Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë historinë e Real Madridit. Trajneri italian barazoi dje Zinedine Zidane, duke zënë vendin e dytë në renditjen e teknikëve që kanë udhëhequr klubin në më shumë ndeshje, me 263.

Por Zizou është ende përpara për sa i përket titujve të fituar. 11 ka grumbulluar Zidane, një më pak Ancelotti, por mund të ketë barazim nëse Real fiton Superkupën e Spanjës të dielën në Riad.

Historia moderne e Real Madridit nuk mund të kuptohet pa Ancelottin dhe Zidane, dy trajnerët me të cilët Los Blancos fituan pesë Champions League të fundit.

Në vitin 2014 ishte Carlo ai që i dha fund pritjes së gjatë 12-vjeçare, duke ngritur Décima-n e lakmuar në Lisbonë, në finalen thriller kundër Atletico-s së Simeones.

Zidane, asistent menaxher në atë kohë, mori drejtimin në janar 2016 dhe filloi një cikël të pabesueshëm, i cili solli tre triumfe radhazi në Evropë (kundër Atletico, Juventus dhe Liverpool).

Ancelotti u rikthye në vitin 2021 dhe menjëherë arriti te rezultati, çfarë dopiete, Champions League dhe La Liga.

Pavarësisht diferencës së titullit, shifrat e Ancelottit janë më të mira se ato të Zidane: 191 fitore kundër 172, 632 gola kundër 596 dhe një përqindje fitoreje prej 72%, ndërsa francezi u ndal në 65%. /ZOOM.AL/