zoom

Aktualitet

Luftë me flakët prej 7 ditësh në Finiq, digjen banesat dhe evakuohen banorët

Luftë me flakët prej 7 ditësh në Finiq, digjen banesat dhe evakuohen banorët

Sot është dita e shtatë sot që zjarri vijon të jetë ende aktiv në disa fshatra të bashkisë Finiq. Ndërsa mendohej se zjarri u arrit të vihej në kontroll mbrëmjen e së dielës, flakët u shfaqën në fshatin Leshnicë e Poshtëme, ndërsa rrezikojnë Leshnicën e Sipërme.

Në Leshnicën e Poshtëme janë djegur disa banesa, ndërsa është bërë edhe evakuimi i banorëve.

Mëngjesin e sotëm helikopteri ka vijuar me shuarjen e zjarrit, ndërkohë që edhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren. Vëmendja  e zjarrfikësve është njëherazi edhe tek dy vatra të vogla në fshatin Krongj.

Në ndihmë të fshatrave me zjarr në bashkinë Finiq pritet të vinë edhe dy helikopterë chanader nga Greqia.

Postime të lidhura