zoom

Kosova

Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për kryetar komune

Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për kryetar komune

Në Kosovë “votuan” Rey Manajn për kryetar komune. Kur po mbahen zgjedhjet lokale për 38-të kryetarët e rinj të komunave, në një fletë votimi është shkruar emri i  Rey Manajn për kryetar komune në Rahovec. Sulmuesi që i shënoi dje Serbisë duke i dhënë fitoren e historike Shqipërisë.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 510.525 apo 25.21 për qind.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në intervalin e njëjtë kohor në zgjedhjet lokale të mbajtur katër vjet më parë kishin votuar 26.95 për qind e votuesve të regjistruar.

“Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve”, tha ai gjatë konferencës për media.

Postime të lidhura