zoom

Aktualitet

Në kërkim nga Spanja për drogë, arrestohet 37-vjeçari me dy identitete

Në kërkim nga Spanja për drogë, arrestohet 37-vjeçari me dy identitete

Një 37-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi me dy identitete, Gjergji Ceka alias Gjergj Kola.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Malagës, Spanjë, të datës 14.11.2025, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të vijojë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./Zoom.al

Postime të lidhura