zoom

Aktualitet

Ndryshime në qeveri/ Ikin dy zëvendësministra, Balluku: Do kenë detyra të reja (Emrat)

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra. Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy të lartpërmendurit, të cilëve do t’u ngarkohen detyra të reja.

“Lirimi nga detyra i zv.ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv. ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim,”- tha Balluku./ Zoom.al