zoom

Sport

Ndeshja e kthimit e Champions me Bayern, Caravajal: Shpresoj të kalojmë në finale

Ndeshja e kthimit e Champions me Bayern, Caravajal: Shpresoj të kalojmë në finale

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, foli në  konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich, takimi i dytë gjysmëfinal i Champions League.

“Jam shumë krenar për çfarë po përjetoj me këtë fanellë, shpresoj të kalojmë në finale”, u shpreh ai. teksa dha mendime për gjendjen e skuadrës dhe stafin teknik, sikurse edhe besimin se do shkojnë në finalen e radhës, duke synuar kupën për herë të 15-të.

“Ai dhe stafi i tij kanë shumë vlerë, falë tij  të gjithë jemi vigjilent këtë sezon. Roli i të gjithëve me kalimin e kohës evoluon, tani jam në mesin e veteranëve dhe mundohem të jem shembull, që të rinjtë të mos dalin nga rruga e duhur. Vinicus është përmirësuar në gjithçka, ai punon shumë dhe shpresojmë që nesër të na ndihmojë të kalojmë në raundin tjetër”, tha Caravajal. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura