zoom

Slider

Ndeshja e Europës në “Air Albania”, Ballkani thirrje tifozëve shqiptarë: Na mbështesni!

Ballkani luan të enjten në “Air Albania” përballë Viktoria Plzen, sfidën e fazës së grupeve në Conference League. Kampionët e Kosovës kanë si objektiv fitoren përballë kryesuesve çekë, të cilët janë kualifikuar.

Skuadra e Ilir Dajës pritet të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë, ndërkohë që edhe çmimet e biletave janë të arsyeshme.

POSTIMI I BALLKANIT:

“Jemi vetëm një ditë para një momenti të radhës, shumë të rëndësishëm për ne.

Ndeshja ndaj Viktoria Plzen është sfida me peshën më të madhe të deritanishme të rrugëtimit tonë në Evropë. Me mbështetjen në “Air Albania” të tifozëve shqiptarë gjithandej viseve, Ballkani është gati për të shfaqur edhe një ndeshje të madhe.

Linku online për t’i siguruar biletat vazhdon të jetë i hapur”. /ZOOM.AL/