Aplikacion
Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasil ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit të Mandateve për të mos hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për asgjësimin e SPAK-ut dhe mbrojtjen e korrupsionit.
Në rrjetet sociale, Vasil e konsideron këtë vendim si vulosje të “groposjes” së SPAK-ut dhe si dëshmi të dështimit të Reformës në Drejtësi. Ai shtoi se investimet e qindra milionë eurove nga ndërkombëtarët për ndërtimin e sistemit të drejtësisë kanë shkuar “në plehra”, ndërkohë që SPAK-u është shndërruar në një institucion pa autoritet kur ka ardhur çështja “Balluku”.
Sipas Vasilit, të vetmet “suksese” të SPAK-ut kanë qenë aksionet për rastet e ish-presidentit Ilir Meta dhe izolimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa për rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, institucioni është shkrirë dhe është trajtuar si “institucion zhele”.
Reagimi i Petrit Vasilit:
“Ndërkombetarë, ikni se u bëtë gazi i botës në Shqipëri! Rama sot e vulosi groposjen e SPAK-ut!”
Nderkombetaret ne Shqiperi perfundimisht rrine fare kot dhe shëmtueshëm ne Shqiperi.
Broçkullat e nderkombetareve se reformat kane bere progres ne Shqiperi, e moren pergjigjen sot ne Komisionin e Mandateve qe hodhi pertoke SPAK dhe kerkesen e tij per arrestimin e Ballukut.
E vetmja ‘reforme’ shume e sukseshme e Rames eshte mbrojtja politike e korrupsionit dhe hajduteve te qeverise.
Qindra milione euro dhe dollare te nderkombetareve per Reformen ne Drejtesi u hodhen perfundimisht ne plehra.
SPAK-u special, qe do luftonte korrupsionin e zyrtareve te larte, te vetmin “sukses” turpi pati rrembimin prej gangsteresh te Ilir Metes dhe izolimin 350 dite te Sali Berishes dhe akuzat qesharake pa asnje prove e dokument ndaj tyre.
Ndersa perpara Rames SPAK-u u shkri si bora ne diell, u neperkemb dhe u trajtua si nje institucion zhele, pa asnje vlere dhe peshe kur erdhi çeshtja e Ballukut.
Kuvendi i Shqiperise me narkomaxhorancen rilindase, qe eshte kthyer me urdher te Rames ne bunkerin, qe mbron korrupsionin sot perfaqson thjesht nje zgjatim, qe telekomandohet nga narkomafia diten per diell.
Nderkombetaret, qe qanin per kerpudhen prej porcelani tek oborri i kryeministrise dhe qe llomotisnin kunder opozites 24 ore ne 24, sot kane mbyllur gojen dhe ikin me bisht ne shale kur pyeten per korrupsionin e tmerrshem te Rames dhe asgjesimin e SPAK.
Nderkombetaret, qe nuk flasin per nje Rame qe ka asgjesuar shtetin dhe e mbron korrupsionin me 83 hajvanet qe ka ne Parlament nuk i duhen as dreqit.
Nderkombetare qe bejne turizem neper Shqiperi, hane aragosta e pijne vere dhe kur mbarojne drekat e darkat kepusin edhe ndonje deklarate qesharake per malet e detet e Shqiperise jane thjesht mbeshtetes te alibise se korrupsionit skizofenik te Rames ne anglisht.
Nderkombetare ikni, ikni, ikni se u bete gazi i botes ne Shqiperi!!