zoom

Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare ish-futbollisti

Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare ish-futbollisti

Ish-futbollisti Marios Oikonomou humbi jetën në moshën 33-vjeçare pas një aksidenti të rëndë automobilistik ku ishte përfshirë pak ditë më parë.

Aksidenti ndodhi një javë më parë në zonën e Janinës, ku sipas mediave lokale automjeti me të cilin udhëtonte ish-mbrojtësi grek u përplas gjatë një manovre kthimi në rrugë. Nga goditja, Oikonomou pësoi dëmtime serioze, kryesisht në pjesën e kokës.

Pas aksidentit ai u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë kirurgjikal. Mjekët e mbajtën për disa ditë në terapi intensive, por gjendja e tij mbeti kritike dhe ish-futbollisti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Marios Oikonomou kishte mbyllur karrierën profesioniste në vitin 2024. Gjatë viteve si futbollist ai u aktivizua në disa skuadra të njohura të futbollit italian, mes tyre Bologna, Cagliari, SPAL, Bari dhe Sampdoria, duke krijuar një karrierë të rëndësishme jashtë Greqisë.

Pas eksperiencës në Itali, ai u rikthye në vendlindje ku veshi edhe fanellën e Panathinaikosit, përpara se të tërhiqej përfundimisht nga futbolli./ Zoom.al

Postime të lidhura