zoom

Lajme

Napoli i fiksuar për Igli Taren…

Në 15 vite në krye të Lazio-s, Igli Tare ndërtoi emrin e tij në futbollin italian, një nga drejtorët sportiv më të vlerësuar në Serie A. Me një buxhet të limituar, Tare bëri mrekullinë te Lazio duke e mbajtur ekipin kryeqytetas në nivele të larta.

Pas 15 vitesh, Tare vendosi të largohej nga Lazio, por ish sulmuesi i famshëm shqiptar nuk pritet të qëndrojë gjatë pushim, në një kohë kur për të ka një interesim të fortë nga disa klube të ndryshme në Itali.

Një ditë më parë, “La Gazzetta dello Sport”, shkruante se për Taren ka një interesim konkret nga ana e Fiorentinës, ndërsa për Taren interesohen edhe kampionët në fuqi të Serie A, Napoli.

Negociatat mes Tares dhe presidentit Aurelio De Laurentiis po shkojnë mbarë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Me Napolin që do të shndërrohet në klubin e dytë të Tares si drejtor sportiv, pas eksperiencës së gjatë dhe të suksesshme në kryeqytet. Në 2018 ai u shpall më i miri në Serie A në rolin e tij.

Tare do të marrë te Napoli postin e lënë bosh nga Cristiano Giuntoli, i cili kaloi te Juventusi pas fitimit të titullit sezonin e kaluar. /ZOOM.AL/