zoom

Sport

Mourinho bën ironi me Igli Taren, “Special One” nuk e harron thumbin nga shqiptari

Igli Tare e ka nënvlerësuar kompeticionin Conference League, i cili luajti finalen e parë në Tiranë dhe u fitua nga Roma.

“Në futboll, krijohen kompeticione të padobishme is Conference League, të cilën e quaj ‘kompeticioni i dështakëve’, ose Europa League, që nuk kanë vlerë për të ardhurat”, tha Tare për shtypin italian.

Si për ironi të fatit, Lazio humbi të enjten dhe përfundoi në vendin e tretë, duke kaluar në Conference League. Kaq mjaftoi që Mourinho të tallej nga krahu tjetër, pasi priti momentin e tij.

“Mendoj se Lazio është favoriti kryesor për ta fituar Conference League. Po e them sinqerisht këtë. Aty është West Ham, Leicester, Fiorentina, Lazio dhe kush është tjetër? Villareal ndoshta? Lazio ka trajnerin, lojtarët dhe ekipin që e fiton këtë kompeticion. Por, Lacio ka një problem se aty është zoti Igli Tare që nuk i pëlqen ta fitojë këtë kompeticion”, tha Mourinho.

Këtë vit, Roma arriti të siguronte vendin e dytë në Europa League dhe tani do të përballet me gjigandët e Europës që ranë nga Champions League. /zoom.al/