zoom

Lajme

Muriqi në formë fantastike, shënon sërish për Mallorcan në kampionat

Muriqi në formë fantastike, shënon sërish për Mallorcan në kampionat

Vedat Muriqi vijon formën e shkëlqyer në kampionatin spanjoll, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës në La Liga. Sulmuesi i Mallorcas realizoi sot golin e tij të 11-të sezonal, në sfidën ndaj Rayo Vallecanos, e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës e nisi ndeshjen si titullar dhe u shfaq menjëherë protagonist në repartin ofensiv. Në minutën e 30-të, pas një krosimi të saktë nga Lato, Muriqi u shkëput bukur në zonë dhe me një goditje të fortë me kokë barazoi rezultatin në 1-1.

Pavarësisht golit të shqiptarit, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, të cilët kaluan sërish në epërsi duke shkuar në pushim me rezultatin 2-1.

Goli i realizuar në Madrid konfirmon edhe një herë rëndësinë e Muriqit për Mallorcan, duke e çuar në kuotën e 11 golave këtë sezon në La Liga, një shifër që e rendit atë mes sulmuesve më efikasë të kampionatit spanjoll./ Zoom.al

Postime të lidhura