zoom

Lajme

“Murinjo” komenton kuqezinjtë: Shqipëria, surpriza e Euro 2024. Stadiume plot, e ndeshje të bukura

“Murinjo” komenton kuqezinjtë: Shqipëria, surpriza e Euro 2024. Stadiume plot, e ndeshje të bukura

Performancat e kombëtares shqiptare në Euro 2024 ka tërhequr edhe vëmendjen e Jose Morinjos, por jo atij të vërtetit.

Në një llogari të certifikuar në X, me emrin e Murinjos shkruhet se Shqipëria është supriza e këtij Europiani.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.

Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, shkruan llogaria në emrin e teknikut portugez, por jo ai vetë.

Postime të lidhura