zoom

Lajme

Lali Eri bie pre e lajmeve të rreme. Gafa që bëri me Kombëtaren në Euro2024

Lali Eri bie pre e lajmeve të rreme. Gafa që bëri me Kombëtaren në Euro2024

Kryebashkiaku i Tiranës ka bërë një gafë nga mosinformimi, teksa komentonte Kombëtaren shqiptare në Euro2024.

Duke folur për “Procesin Sportiv” Erion Veliaj, përmend një status të portugezit Jose Mourinho, ku tregonte simpatinë e tij për kuqezinjtë. Vetëm se, ky status nuk ekziston, ose të paktën nga dora e teknikut portugez. Një status i tillë është bërë në rrjetin X nga një llogari false që mban emrin e trajnerit legjendar, por mesa duket as lali Eri nuk i ka shpëtuar dot dezinformimit.

Ironike kjo për një person që predikon konfirmimin e burimit të lajmit.

Më tej Veliaj tregoi mbështetjen e tij për Shqipërinë, por nuk harroi as të politizonte situatën duke thënë se “s’mund të japë mend për një gjë që nuk merr vesh, siç bëjnë të tjerë”.

Postime të lidhura