zoom

Sport

Mourinho insiston, por Interi është në avantazh për yllin e Atletico

Interi avancon kërkimet për zëvendësimin e Romelu Lukakut.

Inzaghi preferon një sulmues “të gatshëm” të provuar në fushat e Serisë A, më shumë se alternativa e një të riu premtues, diçka që ua ka bërë të ditur drejtuesve.

Për këtë arsye, por edhe për të kursyer, Interi është hedhur në sulm për Alvaro Moratën, por pa hequr dorë edhe nga pista Folarin Balogun.

Ylli amerikan i Arsenalit pëlqehet nga zikaltërit, por është më shumë një bast dhe ka një kosto shumë më të lartë.

Për këtë arsye Interi ka parakaluar konkurencën e Romës për spanjollin, ish-lojtar i Juventusit.

Mourinho dëshiron të bashkojë Poalo Dybalën me Moratën te verhdekuqtë, por Interi ka hapur rrugën e tratativave me Atletikon duke pyetur për çmimin e sulmuesit, dhe njëkohësisht ka kontaktuar me stafin që menaxhon Moratën.

Një lëvizje e parë për të kuptuar nëse spanjolli është gati për t’u bërë pjesë e Interit.

Moratta preferon në fakt zikaltërit, për çështje ambiciesh dhe natyrisht Champions League.

20 milionë euro është shuma që duhet për të bindur Atletikon për të lënë spanjollin, ndërkohë që për Romën kostot e operacionit konsiderohen të larta.

Verdhekuqtë duan të ulin klauzolën, dhe njëherazi Alvaro të rinovojë nme Atletikon deri në 2024 duke e ulur pagën nga 9 në 6 milionë.

Në lidhje me këtë skonto Atletiko ua ka prerë shkurt drejtuesve të Romës që kanë dhe vështirësitë e legjislacionit në Itali pasi ju duhet të paguajnë të gjithë shumën bruto te organet fiskale. /zoom.al/