Aplikacion
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Në akset rrugore sidomos në zonat malore, do të ketë prezencë të ngricave.
Po ashtu do të ketë mjegull të dendur / mjegullinë, më e theksuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes në zonat malore e luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
Temperatura më e ulët gjatë natës dhe orëve të mëngjesit do të jetë -7 gradë Celcius, në Bajram Curr dhe Peshkopi. Ndërkohë, gjatë ditës temperaturat nuk do të arrijnë më shumë se 2 gradë. Ndërsa në qytete të tjera si Saranda dhe Vlora, termometri do të arrijë deri në 13 gradë Celcius gjatë orëve të ditës.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë./ Zoom.al

