zoom

Aktualitet

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin një mot kryesisht të zymtë.

Thuajse në të gjithë territorin do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të shfaqen herë pas here që në orët e para të mëngjesit, kryesisht me intensitet të ulët, por lokalisht edhe mesatar.

Me kalimin e orëve, sidomos pas mëngjesit, reshjet do të fillojnë të pakësohen si në shtrirje ashtu edhe në forcë. Deri në mbrëmje pritet që ato të mbeten të izoluara vetëm në zonat malore, ku do të jenë të lehta.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me një shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek. Në luginat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ajo pritet të forcohet, duke arritur deri në 18 m/sek. Deti në Adriatik dhe Jon do të ketë dallgëzim nga 2 deri në 4 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura