Aplikacion
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek,
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat gjatë ditës do të luhaten nga 9 gradë në Kukës, në 19 gradë në Tiranë.
Ndërsa gjatë natës termometri do të regjistrojë -1 gradë në Bajram Curr, vlera më e ulët, dhe 7 gradë në Tiranë, Fier e Vlorë./ Zoom.al



