Aplikacion
Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të thata që vijnë nga veriu, duke sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta dhe të përkohshme priten vetëm në zonat malore të lindjes.
Në orët e para të mëngjesit, në disa zona malore dhe në lugina, mund të shfaqet mjegull apo mjegullinë, e cila do të shkaktojë ulje të përkohshme të dukshmërisë.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke u luhatur nga -6°C në zonat malore deri në 12°C në ultësira. Era do të fryjë nga drejtimi verilindor, me shpejtësi që mund të kalojë 35 km/h, ndërsa në zonat bregdetare dallgëzimi do të mbetet i ulët./ Zoom.al


