Aplikacion
Nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata në qarkun Vlorë.
Ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta. Në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 8 / 18 °C
në vendet malore: 5 / 15 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet./ Zoom.al

