zoom

Aktualitet

Mos harroni çadrat! Reshje shiu e shtrëngata, moti për sot

Mos harroni çadrat! Reshje shiu e shtrëngata, moti për sot

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në verilindje – lindje të vendit.

Pas orëve të mesditës reshjet shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Postime të lidhura